Aktualitet

Djalin ia kërkon policia, avokati nxjerr sms e Ramës: Ja ç'më tha

Shkruar nga Liberale
Djalin ia kërkon policia, avokati nxjerr sms e Ramës: Ja

Gentian Malindi i cili është shpallur në kërkim pasi dyshohet nga policia se ka lidhje me kontenierët e drogës që erdhën nga Ekuadori në Durrës dhe që u zëvendësuan me oriz në Greqi, i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Kjo letër është hartuar nga babi i të kërkuarit, avokati, Ilir Malindi i cili tregon se e gjitha kjo është një hakmarrje. Bashkë me letrën ai ka publikuar edhe një mesazh që sipas tij e ka shkëmbyer me kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Ja kërkesa e Ilir Malindit për  Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda:

Zoti Kryetar.

Ne si familje dhe sidomos djali im Gentian Malindi kemi qene per me se 10 vjet ne nje sulm te pa precedent dhe anti kushtetues nga Policia e Shtetit e cila e ka turturuan psikologjikisht,e ka arestuar,gati per cdo muaj i bente kontrolle te befasishme ne anijen e tij ne toke dhe det dhe nuk jepte proces verbale konstatimi.Edhe GESTAPO e Hitlerit sic flitet ka qene teper e rrepte ne dokumentacionin e kontrolleve.Ne qershor te 2013 nje bande kriminale e Policise se Shtetit i hidhen ne kuriz Gentian Malindit dhe e arestojne mbasi tek stacioni i autobuzit tek Mali Robit policia kishte vendosur nje fortigon te mbushur me ashash dhe kishin vene ne pranga nje shofer elbasanlli te cilin nepermjet telefonit e kishte futur ne gracke djali i tezes se tij.Aty Gentian malindi kishte qene me shoket e tij per shetitje.E akuzuan pa asnje prove sikur ishte pronari i ashashit por qe ne te vertete nuk kishte absolutisht lidhje me kete elbasanlli.Te kater gjykatat deri ne Gjykaten e larte qe vlersuan si te pa ligjeshem arestimin “e ashuquajtur ne” flagrance demaskuan veprimet kiriminale te bandes policore te Durresit. Kjo Polici shqiptare me veprimet kriminale te saj arriti deri aty dhe ne dyshojme na dogji dy makina tek oborri i shtepise kur djali im Gentian Malindi kishte hedhur ne gjyq kriminelin dhe bashkpuntorin e ngushte te Edi Rames ish minister i brendeshem Saimir Tahirin dhe i kerkonte 5.000.000 lek te reja demshperblim per keto veprime te tij kriminale dhe bandes se tij kriminale sic dhe do te dilte me vone.Te nesermen e nje nga sencat e gjyqit qe e gjykonte gjyqtari i Gjykates se Tiranes Ibraim Hoxha u dogjen tek obori i shtepise dy makinat tona dhe besoj se ketu ka dore krimineli Saimir Tahiri,Perlat Cullai drejtor i Policise Durres dhe Ervin Hasrama shef i policise gestapovite te Durresit dhe polici Arber Zemani qe i vrane nje te aferm ne duelet midis bandave kriminale sic reklamoi Policia e Shtetit qe cdo dite maltretonte Gentian Malindin dhe i shkonte me qenin policor per kontroll ne anijen e peshkimit duke tmeruar gjithe peshkataret.Kjo ndothte ne shtatorin e 2015.Po kjo polici ka mbajtur per me shume se tre vjet dy djemt e mije Gentianin dhe Albanin Malindi i cili ka qene deri kohet e fundit Avokat i Shtetit nepermjet Task Foces se Durresit dhe perfundimisht pushoi ceshjen penale “per pastrim produkti” mbasi keto kerma te Policise se Shtetit nuk kishin asnje prove.Hakmarja e ketij ministri Saimir Tahiri i drejtuar nga shefi i tij me i larte Edi Rama ariti deri aty sa me arestoi mua avokatin Ilir Malindi ne lidhje me nje perves qe quhet Sokol Balla i cili nepermjet nje video seksuale bente veprime skandaloze me prostituta por qe mbrohesh nga kryeministri ne 2015.Ky perves thuhet se kishte fotografuar edhe vet kryeministrin Edi Rama dale lakuriq me nje femer franceze nudo ne plazhet e Frances dhe qe perben nje turp kombetar per gjithe shqiptaret me kete fare kryeministri.Po ky kryeminister i dha kohe nje muaj kriminelit Saimir Tahiri te zhdukte te gjitha provat.Kryeministri Edi Rama me ka sulmuar keqas per shkak te kritikave qe une i kam bere per veprimet e tij teper te dyshimta ne exportin e qindra milionave eurove qe une dyshoja per pastrim parash ku une i theksoja qe keto para te investohen ne Shqiperi dhe te hapen vende pune si dhe ne dy raste me ka kercenuar ne telefom apo dhe me mesazh ku njerin e kam ruajtur dhe te cilin e disponoj ne telefonin tim.

Po ju a paraqese gjuhen e ketij shtetasi qe sot eshte kryeminister:

E merkure 9 gusht 2017

Zoti kryeminister

Krijoni Ministrine per terheqjen e investimeve te huaja.Keshtu eleminoen politikanet shqiptar qe fusin hundet kudo qe kerkohet te investohet.FORUM(Maqedonia e Veriut) kishte nje ministri te tille dhe u befasova qe ata kishin nje ministri te till.Jam i mendimit se shqiptaret e ndertojne vet Shqiperine.Cna duhen politikanet?Per te rrjepur popullin?

Av.Ilir Malindi

Pergjigja e Edi Ramës.

Mos e perdor kete telefon po ta perseris!

Ne keto kushte hakmarje nga ana e Shtetit duke perdorur kombinacione dhe deklarimet e nje nje njeriu jo normal sic eshte i dyshuari qe nuk ka te beje aspak me kokainen imagjinare Ardian Bega por qe ju inponua nga ana e Prokurorise per Krime te Renda u akuzua i mbrojturi prej meje dhe djali im Gentian Malindi per te cilin u dha masa e sigurimit “arest ne burg”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH