Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Meta: Vlerësim maksimal për ta

Shkruar nga Liberale
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Meta: Vlerësim maksimal

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, teksa shpreh falenderim maksimal për bluzat e bardha.

Meta shkruan në Facebook, se mjekët e infermierët duhen kujtuar jo vetem në këtë kohë, por edhe gjithmonë, për punën e tyre të palodhur në përballjen me pandeminë e Covid-19.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë.

Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.

Krenar për ju dhe përherë mirënjohës!

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH