Aktualitet

Dita Botërore e Melanomës, ISHP zbulon faktet dhe këshillon qytetarët

Shkruar nga Liberale
Dita Botërore e Melanomës, ISHP zbulon faktet dhe këshillon

Në Ditën Botërore të Melanomës, Instituti i Shëndetit Publik jep disa fakte dhe këshilla jetike për qytetarët, teksa thekson se qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё lёkurёs.

“Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë”, shkruan ISHP.

Mesazhi i plotë:

Dita Botërore e Melanomës ?

? Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё lёkurёs.

?? Fakte rreth kancerit të lëkurës

? Shkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë në diell.

? Ekspozimi i paktë ndaj rrezeve ultravjollcë është i dobishëm për njerëzit, dhe luan një rol të domosdoshëm në prodhimin e vitaminës D.

? Çdo vit diagnostikohen rreth 130 000 melanoma malinje në gjithë rruzullin.

? Ekspozimi i shpeshtë dhe djegiet e shpeshta të lëkurës nga dielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme, të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit të lëkurës.

? Njerëzit me lëkurë të errët kanë mundësi më të pakta për shfaqjen e kancerit të lëkurës, por ata përsëri preken nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, kryesisht te sytë dhe sistemi imunitar.

?? Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë:

? Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli. ☀️

? Të qëndrohet në hije në orën 11 – 15, atëherë kur ngarkesa me rreze UV është më e madhe. ⛱

? Të mbahen kapelë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme. ??

? Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës. ?

? Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell foshnjat ?? deri në moshën njëvjeçare.

? Veçanërisht fëmijët ?? ёshtё mirë të mbrohen nga dielli.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH