Njē 19 vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Gramshit, pasi ka dhunuar dhe më pas i ka marrë një shumē parash një të moshuari. I riu tashmë akuzohet për veprën penale: "Vjedhja me dhunë".
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Poroçan të Gramshit. Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar shumën e parave prej 55 mijë lekësh.
Ndërkohë i moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.