
Detaje të reja janë raportuar nga vrasja e 39-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme në Kodrën e Diellit. Ai u qëllua nga persona të paidentifikuar, sapo kishte dalë nga garazhi. Sipas informacioneve nga organet hetimore, në atentat kanë marrë pjesë dy persona, njëri në rolin e atentatorit dhe tjetri në rolin e shoferit. Autorët kanë mbërritur më makinë në rrethimin që ndodhet nga pas rezidencës.
Teksa shoferi priste në automjet, autori i cili ishte i maskuar dhe në krah mbante një çantë, ka kaluar gardhin rrethues dhe është ngjitur në këmbë në afërsi të garazhit të viktimës, reaporton Klan News. Aty ka pritur i fshehur pas një ulliri derisa viktima ka parkuar makinën dhe ka dalë nga garazhi. Autori qëlloi të paktën 3 herë në drejtim të 39-vjeçarit, duke i marrë atij jetën.
Një plumb e ka marrë në kokë, një në kraharor dhe një në shpatull. Plumbat ishin fatalë. Autori sipas të dhënave të policisë ka ndjekur të njëjtën rrugë për t’u larguar ku, e priste automjeti në të cilin ndodhej bashkëpunëtori i tij. Ata janë larguar nëpërmjet autostradës për ta djegur më pas automjetin në zonën e Kasharit.
Viktima njihej me 3 emra: Në dokumente njihej si Briken Sanaj, emrin e fëmijërisë e kishte Skerdilajd, ndërsa si banor i rezidencën njihej me emrin Anton Gjini. Emri Anton, është edhe emri tjetër i vëllait. Siç duket ka përdorur emrin e tij për të hyrë në rezidencë dhe për të pasur akses në të. Për policinë ka dyshime që në fakt kjo vrasje të lidhet me konfliktet e të vëllait dhe pikërisht pista e parë që është ngritur deri më tani është vrasje për arsye hakmarrje.
Vëllai i viktimës është përfshirë në një plagosje në vitin 2012, megjithatë janë duke u kryer verifikime edhe për konflikte të tjera, apo çfarë mund të rezultojnë për të kaluarën dhe aktivitetin e vëllait. J
Po ashtu, mësohet se 39-vjeçari, para se të ekzekutohej ishte në një dasmë në Shëngjin, pasi martonte shokun e tij të ngushtë.