Politikë

Deklarata e Ramës/ Basha: Kush e ka ftuar në PD?

Shkruar nga Liberale
Deklarata e Ramës/ Basha: Kush e ka ftuar në PD?

Gjatë intervistës në Syri TV, kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se, sjellja e kryeministrit Edi Rama dje në parlament tregon se, nuk i ka lexuar dhe nuk i njeh rekomandimet e Bundestagut gjerman.

“Ishte shumë rëndë zoti Rama në insertin që publikuat. Duket që nuk njeh rekomandimet, s’i ka lexuar. E gjithë është pjesë e shfaqjes prandaj flet si lac. Mund të gënjejë opozitën farsë, por jo ndërkombëtarët dhe shqiptarët. Ata që kanë blerë votat janë në krah të Ramës. Është çështje e vullnetit politik.

Ne kemi një plan të qartë për të gjitha rekomandimet. Duket se pala tjetër nuk ka vullnet dhe për ta futur në rrugë duhet një dëshmi e fortë ndërkombëtare që ti përmbahet pasi një reformë e tij zgjedhore do ta çarmatosë PS nga mundësia për të blerë votat”, u shpreh Basha.

I pyetur nga gazetari Çim Peka për mundësinë e depolitizimit të administratës zgjedhore, lideri i opozitës dha këtë përgjigje:

“Po, është një rekomandim. Në një vend ku palët nuk gjejnë një prokuror të depolizituar, të gjesh mijëra të tilla është përtej utopisë”.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama se është i gatshëm të shkojë edhe në selinë e PD-së, Basha u shpreh se askush nuk e ka ftuar.

“Po kush e ka ftuar? Pse duhet të vijë? Kë po e djeg malli për të? Është përgjegjësi i krizës. Me kë do vijë? Me Tomën? Me Dakon? Me Avdylajt? Nuk mund të lajë zhulin e fajit me një foto të re me kryetarin e opozitës”, deklaroi Lulzim Basha.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH