Mikpritësi i Samitit të VI të Komunitetit Politik Evropain në Tiranë, kryeministri Edi Rama në përfundim të sesionit të parë të këtij samiti u foli liderëve të BE-së për një nga virtytet më të çmuara të kombit tonë, mikpritjen.
Kreu i qeverisë u shpreh me nota humori se ndryshe nga shprehja e njohur se “dreka nuk është kurrë falas”, në Shqipëri miqtë janë gjithmonë të mirëpritur dhe të respektuar, në çdo rrethanë.
"Në Kanun ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, kjo fjali është shumë e thellë, është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj. Ata erdhën si miq dhe shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre. Ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miqtë e kemi shumë të rëndësishme t’u japim ushqim shumë të mirë. Pavarësisht se thuhet dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni se është e kundërta. Sa herë të vini në Shqipëri, në çfarëdolloj cilësie do të jeni gjithmonë të mirëpritur."- u shpreh Rama.