Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit. Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia.
Janë votat që kanë ardhur nga shteti helen që kontestohen nga demokratët, të cilët pretendojnë manipulim zgjedhor.
Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike mbi një padi të bërë më herët po mbi votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e KAS për të lejuar që votat nga Greqia të numërohen e të mos veçohen nga të tjerat.
Nga Greqia kanë ardhur rreth 53 mijë zarfe nga 68 mijë të dërguara. Pritet të shihet nëse numërimi i do të sjellë ndryshime në konfigurimin aktual të rezultateve të subjekteve partiake, por edhe të kandidatëve në listat preferenciale