Politikë

Berisha i bashkohet PROTESTËS: Karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin!

Shkruar nga Liberale

Berisha i bashkohet PROTESTËS: Karrigia e Edi Ramës qëndron mbi
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, iu bashkua sot protestës së opozitës, ku mbajti një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi për manipulim të zgjedhjeve dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në një adresim drejtuar qytetarëve dhe demokratëve të mbledhur në shesh, Berisha theksoi se ka paraqitur para Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar — një organizatë me mbi 87 parti të qendrës së djathtë nga e gjithë bota — “masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit, Edi Rama”.

“I njoha me shkeljet monstruoze. Bindja e të gjithëve ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se Forumi botëror i partive të qendrës së djathtë u njoh me përdorimin nga ana e Edi Ramës të bandave të rrezikshme jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe Evropa. Sipas Berishës, në këtë listë të lidhjeve me krimin përfshihen edhe emra si Sara Mile, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Taulant Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH