Liderët Europianë kanë shkrepur sot foton familjare, para nisjes së punimeve të Samitit të Komunitet Europian në Tiranë
Rama shihet në krah të presidentit francez Emmanuel Macron, presidentit të Këshillit Europian Antonio Costa, presidentit ukrainas Volodymir Zelensky dhe kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian po mbahet në Tiranë, ku marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.