Aktualitet

DASH dënon ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë

Shkruar nga Liberale
DASH dënon ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë pak ditë më parë.

Në një reagim, zëdhënësi i DASH, Ned Price shprehet se SHBA dënon me forcë këtë sulm, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut, teksa thotë se do të qëndrojnë në krah të Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen.

“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës”, shprehet Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Irani, nga ana tjetër, pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me vendon tonë, i ka mohuar sulmet dhe pretendon se Shqipëria është një vegël e SHBA.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH