Aktualitet

Covid, Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat ditore

Shkruar nga Liberale
Covid, Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar

Situata në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 806 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 216 qytetarë, në këto bashki: 82 në Tiranë, 18 në Lushnje, 16 në Fier, 15 në Durrës, 9 në Divjakë, 7 në Vlorë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Patos, Sarandë, Gramsh, 5 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Përmet, Berat, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Roskovec, Mallakastër, Gjirokastër, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Lezhë, Shijak, Kolonjë, Dimal.

Janë 3,537 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 251 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,251 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            216

Të shëruar në 24 orë          251

Të shtruar në spitale             17

Humbje jete në 24 orë         0

Testime ditore                    806

Testime totale               1,959,160

Raste pozitive               327,369

Raste të shëruara          320,251

Raste Aktive                    3,537

Humbje jete                    3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                             1,604

Fier                                   377

Elbasan                             266

Durrës                              256

Shkodër                           255

Korçë                               204

Vlorë                                198

Gjirokastër                       127

Berat                                103

Lezhë                                80

Dibër                                54

Kukës                               13

/Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH