Aktualitet

Covid-19/ Rikthehen vdekjet në vendin tonë, ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Vaksinohuni!

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Rikthehen vdekjet në vendin tonë, ministria e

Janë rikthyer rastet e vdekjeve nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se një 85-vjeçar nga Tirana ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Janë kryer 333 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje. Janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Statistika ( 18 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 14

Të shëruar në 24 orë 10

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 333

Testime totale 2,036,968

Raste pozitive 333,390

Raste të shëruara 329,653

Raste Aktive 140

Humbje jete 3,597

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 109

Fier 11

Shkodër. 6

Vlorë 6

Berat. 4

Durrës. 1

Elbasan. 1

Kukës. 1

Gjirokastër. 1

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH