Aktualitet

Çmontohet banda italo-shqiptare në Sardenja, 40 persona të arrestuar, sekuestrohen sasi të mëdha kokaine e hashashi

Shkruar nga Liberale
Çmontohet banda italo-shqiptare në Sardenja, 40 persona të

Një bandë italo-shqiptare e trafikut të drogës është shkatërruar gjatë një operacioni të antimafias italiane,të koduar " Familja dhe miqtë", duke çuar në pranga 40 persona.

Sipas asaj që shkruajnë mediet e vendit fqinj, grupi vepronte kryesisht në Sardenjë me degëzime edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo.

22 persona janë arrestuar, ndërsa 18 të tjerë janë në "arrest shtëpie". Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena (qyteti metropolit i Cagliarit) që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për inportin e kokainës.

I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH