Aktualitet

Censi 2023, arsyeja pse regjistrimi i popullsisë dhe banesave nuk ka nisur ende vetëm në Bashkinë e Kukësit!

Shkruar nga Liberale
Censi 2023, arsyeja pse regjistrimi i popullsisë dhe banesave nuk ka nisur

Censi ka filluar në dy bashkitë e tjera të qarkut Kukës, në Has dhe Tropojë, por ende në bashkinë e Kukësit.

Në bashkinë Kukës nuk ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe banesave, si çdo bashki tjetër të vendit. Kjo për shkak të zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen me 24 shtator.

Sipas INSTAT në Has për regjistrimin e popullsisë dhe banesave do të jenë 10 persona në terren, ndërsa në Tropojë 31, të cilët për 6 javë do të dalin derë më derë për të grumbulluar të dhënat e numrit të banorëve dhe banesave.

Për bashkinë Kukës ende nuk është përcaktuar data e fillimit të Censit, por një e tillë me gjasa mund të mbahet në fillim të muajit tetor. Censi në verilindje ka një rëndësi të veçantë për evidentimin e numrit të banorëve, pasi siç dihet viteve të fundit një numër i madh i tyre kanë emigruar në Angli dhe vende të tjera të BE-së.

Qarku i Kukësit pritet të jetë një nga qarqet

Rëndësi tjetër është edhe deklarimi i minoritarëve që jetojnë në 9 fshatra të zonës së Gores në Bashkinë Kukës, shumica në fshatin Shishtavec një zonë e banuar nga minoritet. Bullgaria pretendon të jetë minoritet Bullgar. Minoriteti bullgar nga Kuvendi i Shqipërisë u njoh në vitin 2017-të, ndërsa numri zyrtar i tyre do të përcaktohet nga Censi që në Kukës nis në tetor.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH