Aktualitet

Çadra e vaksinimit në sheshin "Skënderbej" zëvendësohet nga “Fshati i Festave”

Shkruar nga Liberale

Ministria e Shëndetësisë vendosi të heqë çadrën e vaksinimit nga sheshi “Skënderbej”, me argumentin se procesi do zhvendoset në qendrat shëndetësore dhe në stadiumin “Air Albania”.

Por ndërkohë, ende pa u hequ çadra, Bashkia e Tiranës ka filluar ditën e sotme punën për ngritjen e “Fshatit të Festave” dhe vendosjen e shtëpizave prej druri.

“Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në stadiumin ‘Air Albania’, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi anti-COVID”- njoftoi Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH