Aktualitet

Buxheti për KPA-në/ Bylykbashi: Shpenzime luksi në kohë krize

Shkruar nga Liberale
Buxheti për KPA-në/ Bylykbashi: Shpenzime luksi në kohë

Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, ku edhe u diskutua projektligji “Për buxhetin e vitit 2023”, lidhur me institucionet si; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Komisionerët Publikë tha se, kostot për KPA, në këtë kohë krize janë shumë të larta.

"E keni ende atë buxhet në shpenzimet tuaja për sigurimin e jetës dhe të shëndetit, Sa është kjo vlerë. Në dijeninë time jeni të vetëm institucione që keni trajtim preferencial pavarësisht sa është buxheti me kushtet e vështira që kemi ne dhe duke konsideruar që bëni punë të vështirë, por jo me shumë rrezik se edhe institucione te tjera, përse ëshë e nevojshme të vazhdojë ky fond, është e rëndësishme në kushtet e vështirësisë që kemi, vend për luks nuk kemi. Në gjykimin tim një shpenzim i tillë është luks dhe në dijeninë time nuk ka pasur asnjë moment që ka cënuar shëndetin dhe jetën e anëtarëve të dy trupave. A gjykoni që është e nevojshme për tu hequr kjo dhe këto para të kalohen për shpenzime të tjera , pra dua të di shifrën sa është parashikuar?", tha Bylykbashi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
    41%
  • Jo!
    59%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH