Aktualitet

Burg 3 protestuesve, Balliu për Ramën: Duhet marrë zvarrë...

Shkruar nga Liberale
Burg 3 protestuesve, Balliu për Ramën: Duhet marrë zvarrë...

Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 personat e arrestuar me akuzën se bllokuan rrugën pas protestës së mbajtur tek ‘Unaza e Re’ nga banorët e Astirit.

Të mbështetur nga ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, banorët kanë kërkuar lirimin e 3 të arrestuarve.

Balliu tha se ndërkohë që qeveria vjedh, në burg futen qytetarët.

“Ky do marrë zvarrë (Rama). Do tërhiqemi për vendim. Brenda 2-3 orësh do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Ai nuk njeh asgjë. As familje, asgjë. Ata shijojnë paratë. Nga 3 milionë lekë që kishte në llogari, bëri shtëpi në Surrel. Këta vjedhin çdo ditë. 1 mln e 200 mijë euro i kanë dhënë këta banorë shtetit. Ai projekt banditesk nuk ndalet”, tha Balliu. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH