Aktualitet

Brazil/ Kapen 617 kg kokainë me logon e “FK Elbasani”

Shkruar nga Liberale

Një sasi prej 617 kg kokainë e pastër, është sekuestruar nga policia braziliane. Mediat vendase shkruajnë se pakot e drogës, të futura në një kabinë të dyfishtë të një kamioni, mbanin logon e klubit sportiv të Elbasanit, çka shton dyshimet se lënda narkotike do të sillej në Shqipëri.

Nëse do të shitej në treg do të kapte shifrën e plot 9 milionë dollarëve. Lënda narkotike është zbuluar në një kamion, që udhëtonte në rrugë rurale, ndërsa janë arrestuar katër persona në lidhje me rastin.

Përveç drogës, janë sekuestruar kamioni dhe dy automjete tip Fiat, të cilët shërbenin për kontrollin e rrugës, teksa shoqëronin kamionin. Koordinatori i Grupit raportohet se ka qenë Nantel Col. José Nildo de Oliveira ka theksuar se kokaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare se sa llojet e tjera të narkotikëve.

Shoferi ka treguar se do të merrte 10 mijë dollarë për transportin e drogës. Autoritetet braziliane vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin dhe kush ishin porositësit e kokainës. Operacioni ku u sekuestrua kokaina është realizuar në datë 2 shtator.

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH