Bota

Vritet lideri i shtetit islamik në Irak dhe Siri

Shkruar nga Liberale

Vritet lideri i shtetit islamik në Irak dhe Siri

Kreu i Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri është vrarë në një operacion të përbashkët që u zhvillua nga anëtarët e Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare irakene së bashku me forcat amerikane.

Abdallah Makki Muslih al-Rifa, i njohur gjithashtu si Abu Khadija, u konsiderua nga kryeministri iraken një nga terroristët më të rrezikshëm në vend dhe në botë.

Detajet e operacionit në Irak janë përshkruar nga Komanda Qendrore e SHBA e cila tha në X se kishte kryer “një sulm ajror preciz” në provincën Al Anbar.

Vdekja e kreut të ISIS u konfirmua duke përdorur testet e ADN-së.

Edhe Presidenti amerikan Donald Trump reagoi për vrasjen e tij në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.

“Jetës së tij të mjerë iu dha fund, së bashku me një anëtar tjetër të shtetit islamik, në koordinim me qeverinë irakene dhe qeverinë rajonale kurde. PAQE PËRMES FUQISË!” ka shkruar ai.

Sulmi ajror përkoi me vizitën e parë të kryediplomatit të Sirisë në Irak, gjatë së cilës të dy vendet u zotuan të punojnë së bashku për të luftuar Shtetin Islamik.

Operacioni vjen në një kohë kur zyrtarët irakenë janë të shqetësuar për një ringjallje të Shtetit Islamik pas rënies së ish-presidentit sirian Bashar al Assad në Siri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH