Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po “blenë kohë” për të vazhduar luftën, një ditë pas deklaratës së Donald Trump, i cili tha se ishin bërë hapa përpara në bisedimet për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.
Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme për bisedime, por paralajmëroi se duhet të ketë pasoja të rënda nëse Rusia vazhdon të paraqesë kushte joreale.
Pasi Trump zhvilloi biseda të ndara me Zelensky dhe Putin, ai njoftoi se bisedimet për armëpushim do të fillonin “menjëherë”. Ndërkohë, Kremlini po e minimizon mundësinë e një armëpushimi të shpejtë, duke thënë se “nuk ka afate” për marrëveshje.
Në mes të këtyre zhvillimeve, Ukraina ka forcuar diplomacinë me aleatët perëndimorë dhe ka kërkuar mbështetje për të ushtruar presion ndaj Moskës. Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshirë bllokimin e anijeve të tankeve në “flotën e errët” ruse.