Një i arratisur nga burgu është kapur nga policia greke ditën e sotme.
Shtetasi grek dyshohet se ka vjedhur 17 makina.
Siç shkruajnë mediat greke, i arrestuari nga data 14 shtator deri më 19 shtator, ai ka vjedhur 17 makina, mes tyre një taksi, në tre parkingje të ndryshme në qendër të Athinës.
Arrestimi u bë nga efektivët e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm, në bashkëpunim me departamentin e sigurimit të Exarchia, në zonën e Zografou. Të gjitha makinat e vjedhura janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve në orët në vijim.
Ai ishte arratisur nga burgu rural i Tiryns që nga korriku i kaluar.
Shtatasi grek u arrestua sërish për vjedhje makinash dhe u dënua me 10 vite burg.