Bota

TRAGJIKE! Përmbysen 2 varka me turistë, vdesin 3 persona dhe plagosen 60 të tjerë

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE! Përmbysen 2 varka me turistë, vdesin 3 persona dhe plagosen

Një ngjarje e rëndë u raportua në Kinën jugperëndimore kur tre persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur pasi dy anije që transportonin turistë u përmbysën në një lumë.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 70 persona ranë në ujë gjatë incidentit të ndodhur në qytetin Jiangxi, në provincën Guizhou.

Ende nuk dihen të gjitha rrethanat e aksidentit, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe për 14 persona që rezultojnë të zhdukur.

Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për të ndërmarrë “çdo përpjekje të mundshme” për të gjetur të zhdukurit dhe për të ofruar trajtim për të plagosurit. Ai ka kërkuar gjithashtu që autoritetet të hetojnë shkaqet e aksidentit dhe të garantojnë sigurinë në transportin turistik ujor.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH