Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë ku të paktën dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi një pjesë e një ure në ndërtim u shemb.
“Një aksident pune ka ndodhur gjatë ndërtimit të një ure. Fatkeqësisht, dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën ”, tha shërbimi i shpëtimit në platformën X.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit që ndodhi në një kanal në Lochem.
Pamjet e publikuara nga mediat holandeze treguan helikopterë që fluturonin mbi vendngjarje dhe ambulanca që mbërrinin në zonë.
????????????#BREAKING: BRIDGE COLLAPSES IN #NETHERLANDS - 2 DEAD
— NOW 7/24 (@JamilyKhabir) February 21, 2024
Dutch authorities: “An industrial accident occurred while building a bridge. Unfortunately, this resulted in two fatalities. Two people are injured.” pic.twitter.com/HEG7lfspGF