Në një ceremoni festive, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Washington, nën kujdesin e Ambasadorit Ervin Bushati, në një nga mjediset e kësaj ambasade janë mbajtur dy ngjarje të rëndësishme; ku Emina Cunmulaj Nazarian është caktuar, Konsullore Nderi e Republikës së Shqipërisë në Miami Florida, dhe, Dr. Elez Biberaj është nderuar me rastin e daljes në pension pas punës së tij 43 vjeçare te Zëri i Amerikës.
Ceremoninë e hapi Ervin Bushati, i cili vlerësojë këtë event si të rëndësishëm duke nderuar shërbimin e jashtëzakonshëm të gazetarit Elez Biberaj dhe aktivisten Emina Cunmulaj.
Emina Çunmulaj – Nazarian “shpërblehet” me një titull nderi nga qeveria shqiptare; “Konsull Nderit” të Shqipërisë në Florida, nga qeveria shqiptare. Modelja e famshme shqiptare nga Mali i Zi, e cila jeton në Miaimi (Florida), e martuar me miliarderin persian, Sam Nazarian (prindër të dy vajzave dhe një djali), ka pranuar titullin e rëndësishëm, “Konsull Nderi” e Shqipërisë, teksa ajo vetë e ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj me disa foto nga Ambasada e Shqipërisë në Uashington. Ka qenë Ervin Bushati, ambasadori shqiptar në Uashington, i cili i ka dorëzuar në një ceremoni zyrtare, në mjediset e kësaj ambasade, modelistes së famëshme Emina Çunmulaj, titullin e nderit “Konsulle Nderit” e Republikës së Shqipërisë në shtetin e Floridas.
“Me nder dhe përulësi pranoj rolin e Konsull Nderit të Shqipërisë në Florida”, shkroi modelja në postime saj në Instagram.
Konsulli i Nderit është një funksionar konsullor nderi dhe si rrjedhim është pjesë e shërbimit konsullor të Republikës së Shqipërisë. Emërimi i tyre bëhet me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme. Konsulli i Nderit është përfaqësues zyrtar i një shteti në territorin e një shteti tjetër, që vepron për të ndihmuar dhe mbrojtur qytetarët e vendit dërgues dhe për të lehtësuar shkëmbimet në fusha si ekonomia dhe kultura.
Në ndërkohë në ceremoninë e zhvilluar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, u mbajt një ceremoni në shenjë respekti edhe të punës së tij 43 vjeçare tek Zëri i Amerikës, për Dr. Elez Biberajn me rastin e daljes në pension.
Në 1 janar 2024, drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj, doli në pension, duke i dhënë fund karrierës 43 vjeçare të tij në gazetari. Institucioni shtetror ku zoti Biberaj shërbeu për 43 vjet, tha se :” Për më shumë se katër dekada, në role të ndryshme, gazetari Biberaj ishte në shërbim të së vërtetes dhe mbrojtjes së vlerave që e kanë bërë Zërin e Amerikës një nga agjencitë më të besueshme të lajmeve në botë.”
Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti, i cili udhëtojë nga New Jersey në Washington, për të marrë pjesë në këtë event i ftuar personalisht nga ambasadori Bushati, shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Fb, se së bashku me Kalosh Selën, ata ishim:” Më se të nderuar që ishim të ftuar nga Shkëlqesia e Tij Ervin Bushati, ambasadori shqiptar në Uashington, për të shprehur edhe ne në emër të Këshillit Shqiptar Amerikan mirënjohjen tonë për shërbimin e tij shumëvjeçar të Zërit të Amerikës,”