Mal i Zi

Dalin emrat dhe pamjet/ Kush janë 3 shqiptarët e dhunuar barbarisht nga serbët, në Malin e Zi

Shkruar nga Liberale


Publikohen emrat dhe dalin pamjet e tre shqiptarëve të dhunuar barbartisht sot në Malin e Zi, një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.

Ata janë: Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar nga një persona pa asnjë shkak.
Ata kanë goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas, duke ju shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.

Pamjet dhe info marrë nga Ballkanweb

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH