Kosova

“Rruga për të ardhur në universitet u kthye në mort”, flet profesoresha e dy studenteve të aksidentit tragjik në Kosovë

Shkruar nga Liberale

“Rruga për të ardhur në universitet u kthye në

Dy viktimat që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, ndërsa motra e Arbnorës e cila mbeti e lënduar është duke u trajtuar në spital.

Viktimat, Arbnora dhe Antiana, ishin studente në Fakultetin e Edukimit në Univesitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

 Dy vajzat e reja ishin nisur rrugës për të shkuar në Universitet, destinacion të cilin nuk e arritën pasi humbën jetën tragjikisht.

Kjo është bërë e ditur nga profesoresha e tyre Liridonë Mehmeti.

“Arbnora dhe Antiana, dy studente të zellshme e plot gjallëri; rruga për të arritur në universitet sot, për të mbajtur ushtrimet e së premtes, u kthye në kob për ju e për të gjithë ne. Ju prita sot në sallë, si zakonisht, për të diskutuar për detyrat e mësimet… E vështirë ta pranojmë humbjen tuaj të papritur e tragjike”, ka shkruar ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH