Pas deklaratës së ish-këshilltarit të Oborrit Mbretëror, Murat Basha, i cili tha pak ditë më parë se "gjatë kohës që Mbreti Zog Leka ishte gjallë, planifikuan të gjenin një partnere për Princin", që sipas tij ishte vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta, ka ardhur dhe reagimi na familja Rugova.
Blerina Kllokoqi-Rugova, nusja e familjes së presidentit historik Ibrahim Rugova ka thënë se kjo është hera e parë që po e dëgjon këtë deklaratë dhe ide.
Sipas saj, Teuta për kohën që flitet se është bërë ky propozim, ka qenë shumë e re.
“Nuk kam dëgjua kurrë për këtë lajm. Teuta ka qenë shumë e re atëherë, por Teutën të gjithë e duan”, ka thënë Blerina në Gjesi në T7.
Pak ditë më parë ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha, tha në emisionin “Reporlitix" se Princ Leka do të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës.
“Ideja ka qenë meqë Mbreti Leka ishte për bashkim kombëtar, ishte një mendim që ai të martohej me një vajzë nga Kosova dhe pikërisht me vajzën e doktor Ibrahim Rugovës”, tha ai.
Kujtojmë se Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia bënë pak ditë më parë të dy kallëzim në polici, duke pretenduar se janë dhunuar dhe sipas tyre ngjarja ka ndodhur në rezidencën e familjes mbretërore.
Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç ka rrëfyer Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.
Princi pretendoi se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, akuza që janë hedhur poshtë nga ky i fundit, i cili ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.