Showbiz

"Jam 70-vjeç, s’qëndroj dot në këmbë, ai është 2 metra", Gjergj Zaharia mohon akuzat e Princ Lekës

Shkruar nga Liberale

"Jam 70-vjeç, s’qëndroj dot në këmbë, ai

Gjergj Zaharia ka hedhur poshtë akuzat e Princ Lekës, ku ka mohuar në polici të ketë sulmuar ish-dhëndrrin, duke deklaruar se është i moshuar dhe kjo nuk është e mundur as fizikisht.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, ka thënë Gjergj Zaharia.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u divorcuan pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie.

Ndërkohë që vajza e tyre, Geraldina Zogu është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën është shfaqur publikisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH