Kosova

I jepet nesër lamtumira e fundit babait të Hashim Thaçit, a do të lejojë Haga ish-presidentin të marrë pjesë në varrimin e të atit?

Shkruar nga Liberale

I jepet nesër lamtumira e fundit babait të Hashim Thaçit, a do

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pas shtrimit të tij në spital prej disa ditësh. Ditën e nesërme i ndjeri Thaçi do të përcillet me nderime drejt banesës së fundit. 

“Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skënderajt.

Por ajo që vihet në diskutim është nëse Haga do ta lejojë Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Për këtë janë deklaruar nga Dhomat e Specializuara për Klankosova.tv.

Zëdhënësi i DhSK-së Michael Doyle, ka thënë se personave të paraburgosur iu lejohet të bëjnë kërkesë për arsye humanitare, por pa dhënë përgjigje konkrete nëse do t’i jepet leje ish-presidentit të jetë i pranishëm në varrim apo jo.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet mes tjerash në përgjigje.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH