DJ shqiptar, Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, humbi jetën pas një aksidenti në Itali, teksa po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.
I riu po udhëtonte me Ferrari GT C4 të bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta.
Në sediljen e pasagjerit ishte edhe një grua, e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit, e cila ende nuk është identifikuar.
Sipas raportimit të medieve italiane, shqiptari i Kosovës jetonte në Villeneuve të Zvicrës.
Ndërkohë bashkëshortja e Hysni Qestajt ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e vegjël, përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.
Vëllai i tij, Agimi e ka përshkruar si njeriu më i dashur që ka njohur ndonjëherë në jetë.