Globi

ÇUDI në restorantin e VIP-ve: Nuk paguajnë faturën prej 12,300 euro, arrestohet 77-vjeçari dhe pesë vajzat e reja që e shoqëronin

Shkruar nga Liberale

ÇUDI në restorantin e VIP-ve: Nuk paguajnë faturën prej

Drejtuesit e restorantit thirrën policinë, përballë refuzimit të grupit për të paguar faturën e rëndë.

Ata kishin refuzuar të paguanin faturën prej gati 13.000 euro në një restorant në Ibiza , perla e pushimeve spanjolle, me justifikimin se ishin ftuar nga një mik, i cili u largua kur ishte koha për të paguar.

Por efektivët e policisë arrestuan menjëherë gjashtë turistët me akuzën e mashtrimit. Të arrestuarit, njofton policia në një shënim, janë një burrë 77-vjeçar me kombësi britanike dhe pesë gra nga 24 deri në 39 vjeç, dy prej të cilave ishin shtetase argjentinase, po aq shtetase polake dhe një greke.

Drejtuesit e restorantit thirrën policinë, përballë refuzimit të grupit për të paguar faturën e rëndë prej rreth 12.300 euro për darkën, në të cilën kishin konsumuar produktet më të mira të shoqëruara me verëra dhe pije alkoolike me kosto të lartë. Kur erdhi koha për të paguar, gjashtë klientët nuk pranuan të paguanin shumën e duhur, me pretendimin se ishin aty me ftesë të një klienti të shtatë, i cili ishte larguar pak më parë pa asnjë shpjegim.

Një praktikë e njohur në Spanjë ' është ikja nga tavolina pa paguar. Denoncimi është bërë menjëherë, me arrestime të mëpasshme, pasi policia ka hetuar rastin.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH