Globi

TRONDITËSE/ Sulm me th*kë në një shkollë në Francë, vritet një nxënës, plagosen tre të tjerë

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Sulm me th*kë në një shkollë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Francë. Një nxënës shkolle ka mbetur viktimë e një sulmi më thikë në qytetin e Nantes në Francën perëndimore këtë të enjte.

Sulmi me thikë brenda shkollës u regjistrua mesditën e sotme, ndërsa mësohet se 3 nxënës të tjerë kanë mbetur të plagosur, shkruan BBC. 

Sipas policisë franceze, viktima është një nxënës i shkollës, ndërsa autori i dyshuar është një tjetër nxënës, i cili u neutralizua nga mësuesit dhe policia. 

Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se deri tani nuk ka asnjë shenjë që të tregojë për një motiv terrorist pas sulmit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij sulmi.

Poll
SHQIPENGLISH