Globi

Trump mbërrin në Arabinë Saudite, vlerëson princin e kurorës: Një mik i mençur!

Shkruar nga Liberale

Trump mbërrin në Arabinë Saudite, vlerëson princin e

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur në Oborrin Mbretëror të Arabisë Saudite, për pjesën tjetër të vizitës së tij, në kuadër të një turneu tre-ditor në Lindjen e Mesme. 

Në një foto kreu i shtëpisë së bardhë shfaqet i ulur në oborrin mbretëror, përkrah sundimtarit de facto të vendit, princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Gjatë bisedimeve dypalëshe që janë duke u zhvilluar tani në Riad, Trump sapo tha se është i impresionuar nga princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, duke e quajtur atë "shumë të mençur".

Gjithashtu presidenti amerikan e quajti Salman një "mik" dhe foli për marrëdhënien e tyre të mirë.

"Unë vërtet besoj se ne e pëlqejmë shumë njëri-tjetrin", shtoi Trump.

Trump tha gjithashtu se shpresonte që 600 miliardë dollarë investime mund të shndërroheshin në 1 trilion paund.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH