Globi

"Takimi Trump-Zelensky, moment historik", Meloni: Ishte si një dhuratë nga Papa Françesku!

Shkruar nga Liberale

"Takimi Trump-Zelensky, moment historik", Meloni: Ishte si një

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni komentoi në një intervistë për "Corriere della Sera", takimin e shumëpërfolur midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky brenda Bazilikës së Shën Pjetrit para funeralit të Papa Françeskut.

Meloni theksoi se: “Unë besoj se ishte një moment veçanërisht pozitiv i cili, sipas asaj që më thanë të dy udhëheqësit, mund të ketë qenë një pikë kthese. Ndoshta ishte dhurata e fundit që na dha Papa Françesku.”

Teksa iu referua mundësisë së organizimit të një konference Bashkimi Evropian-Shtetet e Bashkuara në Itali, Kryeminstrja shtoi se “Unë besoj se Aleanca Atlantike duhet të forcohet. Jo vetëm ushtarakisht, por duke iu referuar kësaj pike, theksoj se është e drejtë që Evropa të kontribuojë më fuqishëm në sigurinë e saj, sepse ose mbrohemi vetëm ose nuk mund të besojmë se jemi të sigurt në një botë që po ndryshon me shpejtësi marramendëse.“

Sipas Melonit, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të afrohen, pasi fuqi të tjera po fitojnë terren, duke synuar të mbizotërojnë në ekuilibrat ndërkombëtarë.

“Nuk mendoj se kjo është në interes as të Evropës, as të Shteteve të Bashkuara.“

Mes të tjerash Meloni nënvizoi se vendi i saj mund të punojë për të afruar dy anët e Atlantikut, në mënyrë që Perëndimi të forcohet si qytetërim dhe jo vetëm si një hapësirë ​​gjeografike apo grup interesash.

“Shtetet e Bashkuara janë ankuar prej kohësh për suficitin tregtar evropian, por duhet të themi se ekziston edhe një suficit amerikan me Evropën në shërbime dhe se evropianët investojnë më shumë në Shtetet e Bashkuara sesa këtu.“- deklaroi ajo. 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH