Globi

Kryeministrja Meloni pret Presidentin Macron, çështjet kryesore për diskutim

Shkruar nga Liberale

Kryeministrja Meloni pret Presidentin Macron, çështjet kryesore

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka pritur me ceremoni shtetërore Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në shtetin italian.

Macron u prit në selinë e qeverisë së Italisë me interpretimin e himnit të të dy shteteve.

Meloni-Macron u shfaqën të buzëqeshur përpara kamerave dhe shkëmbyen puthje.

Meloni shoqërohet në takimin me Macron nga këshilltari i saj ushtarak, Franco Federici.

Çështjet kryesore në fokus të takimit, sipas shtypit italian, janë mbrojtja, emigracioni i parregullt, konkurrueshmëria, por dhe forcimi i Bashkimit Europian. Pika të tjera që pritet të diskutohen janë lufta në Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme.

Takimi i shumëpritur kokë më kokë mes Melonit dhe Macron vjen pas keqkuptimeve kohët e fundit midis dy udhëheqësve.
Pas takimit dypalësh, do të mbahet një darkë pune në godinën e qeverisë së Italisë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH