Globi

Përgj*ket sërish Gaza, të paktën 27 të vrarë pranë një pike ndihmash në Rafah

Shkruar nga Liberale

Përgj*ket sërish Gaza, të paktën 27 të vrarë

Të paktën 27 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën pasi ushtria izraelite hapi zjarr në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Rafah, në Rripin jugor të Gazës. Siç pretendon grupi i Hamas-it, ushtarët qëlluan mbi turmën pa asnjë paralajmërim.

Ndërkohë, në 1 qershor në Rafah, janë vrarë të paktën 30 persona në po të njëjtën mënyrë. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq raporton se në spital në Rafah po trajtohen rreth 179 raste, shumica me plagë nga të shtënat me armë zjarri ose predha.

Sulmi shënon “episodin” e fundit që bllokon iniciativën për të krijuar vende shpërndarjeje ndihmash të drejtuara nga kontraktorë amerikanë të sigurisë në enklavë.

Kujtojmë se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që rastet tragjike të hetohen.

 “Jam i tmerruar nga raportet për palestinezët e vrarë dhe të plagosur ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza dje. Bëj thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje dhe që autorët të mbahen përgjegjës”, deklaroi më herët, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH