Reklamimi i jetës luksoze të të birit, u bë shkak që kryeministri i Mongolisë të japë dorëheqjen.
BBC shkruan se fotot e tij u bënë virale në rrjet, duke pasuar me një sërë debatesh mbi korrupsionin dhe protesta masive për javë të tëra.
Luvsannamsrain Oyun-Erdene, i cili ka mohuar çdo akuzë për korrupsion, ka humbur votëbesimin në Parlament. Gjatë votimit në Parlament, 44 nga 88 deputetë votuan për Oyun-Erdene, ndërsa 38 të tjerë ishin kundër. Atij i duhej mbështetja e të paktën 64 anëtarëve të Parlamentit, nga 126 në total.
Në fotot e publikuara, shihej djali i tij bashkë me të dashurën, e cila mbante një çantë Dior dhe një sërë çantash me blerje gjatë pushimeve të tyre pas fejesës. Kështu, lindën pikëpyetjet se si familja e kreut të qeverisë siguronte ato para për një jetë aq luksoze, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me financat.
Pas votës që u bë në mënyrë të fshehtë, ai deklaroi: Është një nder t’i shërbej vendit tim dhe njerëzve të mi në kohë të vështira, përfshirë pandeminë, luftërat dhe tarifat.