Globi

TËRMETI i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Turqi! 14-vjeçarja ndërron jetë nga paniku, 69 persona hidhen nga lartësitë

Shkruar nga Liberale

TËRMETI i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndihen edhe

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter goditi ishullin Rodos në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Tërmeti u ndje edhe në Turqi, ku sipas mediave turke, një vajzë 14-vjeçare humbi jetën dhe 69 persona të tjerë u plagosën.

Ndërkaq, sipas Ministrit të Brendshëm turk Ali Yerlikaya, adoleshentja “u dërgua në spital” pasi “pësoi një atak paniku”, ku “për fat të keq, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve” humbi jetën.

Shumica e të plagosurve të tjerë u hodhën nga lartësitë për shkak të dridhjeve të forta sizmike, sqaroi ministri.

Në Rodos, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

TËRMETI i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndihen edhe

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH