Globi

Shtëpia e Bardhë prezanton portretin e ri zyrtar të Donald Trump!

Shkruar nga Liberale

Shtëpia e Bardhë prezanton portretin e ri zyrtar të Donald Trump!

Shtëpia e Bardhë zbuloi një portret të ri të Presidentit Donald Trump, duke e paraqitur atë në një dritë, të ndryshme nga portreti i publikuar përpara inaugurimit të tij në muajin janar.

Theksojmë se në portretin e fundit, Trump mban kravatën e tij karakteristike të kuqe dhe fytyra e tij është theksuar nga hije të thella. 

Fytyra e Trump ishte më e ndriçuar në portretin e publikuar më parë këtë vit nga zyra e tij e tranzicionit presidencial, dhe ai mbante veshur një kravatë blu. Fotografia e mëparshme kishte flamurin amerikan në sfond, ndërsa presidenti është paraqitur përpara një sfondi të zi në versionin më të ri.

Megjithëse, portreti i parë nuk i pëlqeu aspak presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të dyja fotografitë u realizuan nga fotografi kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Daniel Torok. 

Ishte Shtëpia e Bardhë që ndau një video të shkurtër të hënën të portretit të ri që po varej në Ndërtesën e Zyrës Ekzekutive Eisenhower.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha se portreti i përditësuar së shpejti do të zëvendësojë fotografitë zyrtare të zotit Trump që janë varur tashmë në ndërtesat dhe zyrat federale, shkruanjnë mediet e huaja. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH