Globi

Tjetër TËRMET i fortë godet Kretën, shpjegimi që japin ekspertët

Shkruar nga Liberale

Tjetër TËRMET i fortë godet Kretën, shpjegimi që japin

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ndodhi pak pas orës 14:00 në brigjet jugore të Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 9.2 kilometrash dhe ra 14 kilometra në lindje të ishullit Chrissi, pranë Ierapetrës.

Sipas Athanasios Ganas, Drejtor i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik, ky tërmet nuk është i lidhur me tërmetin me magnitudë 5.8 që goditi Rodosin më herët, gjatë ditës së martë.

“Tërmeti i mëngjesit në Rodos dhe ai i mesditës në Kretë nuk duket se janë të lidhur, megjithëse të dy janë pjesë e harkut helenik, në anën e tij juglindore”, tha Ganas për Kathimerini.

“Tërmeti i mesditës në Kretë nuk ka lidhje as me tërmetin e vitit 2020, i cili kishte një magnitudë prej 6.6 Rihter dhe ndodhi në jug të Ierapetrës.”

Nga tërmeti që ra më herët humbi jetën një adoeleshente.

Tjetër TËRMET i fortë godet Kretën, shpjegimi që japin

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH