Globi

Pranuan fonde të paligjshme, ish-Presidenti i Perusë dhe gruaja e tij dënohen me 15 vjet burg

Shkruar nga Liberale

Pranuan fonde të paligjshme, ish-Presidenti i Perusë dhe gruaja e tij

Ish-presidenti i Perusë, Ollanta Humala, është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg.

Një gjykatë në kryeqytetin Lima tha se Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga presidenti i atëhershëm i Venezuelës, Hugo Chavez, dhe nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht për të financuar fushatat e tij zgjedhore në vitet 2006 dhe 2011.

Avokati i Humala ka konfirmuar se do të apelojë kundër dënimit të shpallur. Po ashtu, gruaja e tij, Nadine Heredia, u shpall fajtore për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg.

Në seancën gjyqësore, Heredia nuk ishte e pranishme, pasi ndodhet e strehuar në ambasadën braziliane bashkë me djalin e saj që përpara ekzekutimit të urdhër-arrestit. Qeveria braziliane i ofroi asaj azil, ndërsa autoritetet peruanë deklaruan se do të respektonin konventën e azilit të vitit 1954.

Humala, i cili është 62 vjeç, është dërguar në burgun Barbadillo, ku ndodhen dhe dy ish-presidentë të tjerë, Alejandro Toledo dhe Pedro Castillo. A skandalin Odebrecht, ku dyshimet janë ngritur për ryshfete dhe korrupsion të lartë.

Prokurorët kanë akuzuar Humalën dhe gruan e tij për marrjen e 3 milion dollarëve nga Odebrecht dhe 200,000 dollarë nga Hugo Chavez për të financuar fushatat e tyre zgjedhore. Çifti ka mbrojtur veten, duke theksuar se janë viktima të persekutimit politik.

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH