Globi

PAMJET nga aksident i rëndë, makina përplaset me autobusin, 2 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

Shkruar nga Liberale

PAMJET nga aksident i rëndë, makina përplaset me autobusin, 2

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kroacisë, 29 nga të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në spitale në Zagreb, Sisak dhe Pakrac.

Sipas Radio Televizionit Kroat (HRT), automjeti u përplas fillimisht me një dre, çka bëri që makina të ndalonte në rrugë. Shoferi doli nga mjeti dhe tentoi t’u sinjalizonte automjeteve të tjera që të ngadalësonin, por autobusi që po vinte nga pas nuk arriti ta shihte në kohë dhe u përplas me makinën. Si pasojë, makina theu gardhin mbrojtës dhe doli në korsinë e kundërt, ndërsa autobusi u përmbys.

PAMJET nga aksident i rëndë, makina përplaset me autobusin, 2

Ministria kroate e Shëndetësisë njoftoi se në vendin e ngjarjes dolën menjëherë të gjitha shërbimet emergjente, përfshirë nëntë ekipe të ndihmës së shpejtë.

PAMJET nga aksident i rëndë, makina përplaset me autobusin, 2

“Shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kroate të Shëndetësisë.

PAMJET nga aksident i rëndë, makina përplaset me autobusin, 2

Pas përfundimit të hetimeve në vendngjarje, autostrada A3 Bregana-Lipovac është rihapur në të dy drejtimet, njoftoi Klubi Autombilistik i Kroacisë (HAK). Ndërkohë, është raportuar se pas aksidentit është krijuar një kolonë e gjatë e automjeteve të nisura drejt Breganës, dhe kolona ka arritur në rreth 22 kilometra. /REL

PAMJET nga aksident i rëndë, makina përplaset me autobusin, 2

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH