Globi

Mbahet sot samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor në Londër, fokusi në projektet rajonale dhe investime

Shkruar nga Liberale

Mbahet sot samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor në

Mbahet sot në Londër samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024. Në këtë samit të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, do të marrin pjesë krerët e qeverisë së 5 vendeve të rajonit.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në Londër për shkak të axhendës, por mund të jetë preszent përmes platformave online.

Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in. BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.

Pika kryesore tradicionale e Samitit – Sesioni i kryeministrave interaktiv – do të shohë që liderët rajonalë dhe presidenti i BERZH-it t’i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investime në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit, ku përfshihen Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH