Një japonezi iu desh të kursente 10 vjet për të blerë makinën e tij të ëndrrave, një Ferrari 458 Spider krejt të ri, por ëndrra e tij mori fund shumë shpejt.
Mediat japoneze kanë qenë të mbushura me historinë e trishtuar të Honkon, një producent i ri muzikor, i cili shpenzoi për makinën e tij sportive Ferrari të ëndrrave, vetëm për ta parë atë të digjej në flakë ditën që e ngau për herë të parë.
Ai mendoi në fillim se tymi vinte nga makina pranë tij, por ndërsa automjeti u tërhoq, u bë e qartë se tymi dilte nga Ferrari. Kështu që Honkon sapo u tërhoq, doli nga automjeti dhe thirri zjarrfikësit.
Ai kaloi 20 minutat e ardhshme duke parë ëndrrën e tij të digjej pothuajse plotësisht. “Unë mendoj se jam i vetmi person në Japoni që kam përjetuar probleme të tilla”-tha Honkon. Departamenti i Policisë Metropolitane të Tokios njoftoi se nuk kishte asnjë shenjë përplasjeje në Ferrarin e Honkon, por një hetim është ende duke u zhvilluar.Dyshohet se zjarri ka rënë në motorin e automjetit, por arsyeja mbetet e panjohur.
Theksojmë se Ferrari pati shitje rekord vitin e kaluar pasi dërgoi 13,752 automjete, ose 0.7% gjatë vitit 2023. Më e rëndësishmja, të ardhurat neto u rritën me 11.8% në 6.7 miliardë euro. Bëhet e ditur se punonjësit e markës italiane po marrin shpërblime të majme për këto të arritura. Kreu i Maranellos zbuloi se 5000 punëtorë italianë do të marrin një bonus mjaft të madh. Agjencia italiane e shtypit ANSA citon Benedetto Vigna të thotë se bonusi arrin në 14,400 €, ose afërsisht 15,000 dollarë, me kursin aktual të këmbimit.