Kronikë

E rëndë/ Shqiptari sulmon gruan teksa flinte, dhunon dhe djalin e mitur që mbrojti nënën

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Shqiptari sulmon gruan teksa flinte, dhunon dhe djalin e


Një 48-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm, është arrestuar nga policia e Piombino Dese pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.

Burri akuzohet për dhunë në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ka qenë vetë viktima që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Gruaja raportoi se, ndërsa ishte në shtrat, partneri i saj u hodh mbi të duke e goditur. I ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, i cili po ashtu është dhunuar nga i ati.

Pasi mbërritën forcat e policisë, shqiptari ka bërë rezistencë.

Pasi u neutralizuar, ai u dërgua në komisariat në pritje të masës së sigurisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH