Bota

Dyvjeçari bie nga kati i 15-të dhe mbijeton mrekullisht

Shkruar nga Liberale.al

Dyvjeçari bie nga kati i 15-të dhe mbijeton mrekullisht

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pranë kryeqytetit amerikan, Uashington. Një fëmijë vetëm dy vjeç ka rënë nga kati i pesëmbëdhjetë i një pallati, por për fat të mirë ka mbijetuar.

Sipas zjarrfikësve në Montgomery County, rënia u zbut nga disa shkurre që ndodheshin poshtë ndërtesës. Ata thanë se mosha dhe pesha e vogël e fëmijës mund të kenë ndihmuar që ai të mos pësonte lëndime fatale.

“Po të ishte më i madh në moshë dhe më i rëndë, ndoshta nuk do të kishte shpëtuar”, u shpreh një zëdhënës. “Ishte një kombinim i shkurreve, madhësisë dhe peshës së tij që i shpëtoi jetën.”

Ende nuk dihet si ndodhi aksidenti, por autoritetet po hetojnë rastin. Fëmija ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH