Bota

Dita e GËZUESHME që u kthye në tragjedi/ Makina përplas turmën e tifozëve të Liverpoolit, REAGON policia: Ja çfarë ndodhi

Shkruar nga Liberale

Dita e GËZUESHME që u kthye në tragjedi/ Makina përplas

Ajo që duhej të ishte një ditë e gëzueshme për mijëra tifozë të Liverpoolit u kthye në një tragjedi, kur një burrë 53-vjeçar drejtoi makinën e tij  drejt turmës që po festonte titullin kampion të Premier League në rrugët e qytetit, duke lënë të plagosur mbi 45 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Sipas policisë britanike, i dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe besohet të ketë vepruar i vetëm. Aksidenti nuk po hetohet si akt terrorist.

27 persona janë dërguar në spital, përfshirë dy në gjendje të rëndë, ndërsa 20 të tjerë janë trajtuar në vendngjarje për plagë më të lehta. Katër fëmijë figurojnë mes të plagosurve, ndërsa katër persona, përfshirë një fëmijë, mbetën të bllokuar nën furgon dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i liruar.

Një video tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale e tregon momentin kur minivani hyn me shpejtësi në turmë, duke goditur një burrë dhe duke kaluar përmes njerëzve të mbledhur me shalle dhe fanella të kuqe të Liverpoolit.

“Ishte tmerruese, një makth në mes të festës,” tha dëshmitari Harry Rashid, i cili ndodhej aty me familjen.

Policia po vazhdon hetimet dhe ka kërkuar që qytetarët të mos përhapin spekulime apo video të dhunshme në rrjetet sociale. Autoritetet theksuan se përvojat e mëparshme të shpifjeve dhe dezinformimit mund të nxisin dhunë të panevojshme dhe të dëmtojnë komunitete të tëra.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH