Sulmi i ushtrisë ukrainase në rajonin rus të Kurskut, në pjesën jugperëndimore të vendit, në kufi me Ukrainën, ka vazhduar që nga e marta e kaluar. Megjithëse, informacioni mbi luften është ende i fragmentarizuar, është e qartë se operacioni në vazhdim është sulmi më i madh tokësor i kryer nga ushtria ukrainase në territorin rus që nga fillimi i luftës në shkurt, të vitit 2022.
Edhe pse ka paqartësi se deri ku kanë depërtuar trupat ukrainase në territorin rus dhe, po ashtu, Ukraina ende nuk ka dhënë informacion të saktë. Informacioni që vjen, ka ardhur nga ata që quhen ”milblogers” rusë, pra ekspertë dhe analistë ushtarakë nacionalistë që komentojnë dhe përshkruajnë operacionet e luftës në platformen e mesazheve Telegram. Disa nga këta ”milblogerë” janë gazetarë të improvizuar, të tjerë janë ushtarë apo entuziastë ushtarakë që shkojnë për të parë se çfarë po ndodh në zonat e luftës, të tjerë janë ata që ndjekin zyrtarisht ushtrinë ruse.
Referuar informacioneve të tyre, të cilat analizohen çdo ditë nga ekspertë perëndimorë, ushtria ukrainase është futur deri në 30 kilometra brenda territorit rus. Informacionet nga ”milblogers” dhe imazhet satelitore të përpunuara nga analistë tregojnë se, megjithatë, duke filluar nga e shtuna ritmi i avancimit filloi të ngadalësohej, falë përforcimeve të dërguara nga Rusia.
Luftimet janë përqendruar kryesisht rreth Sudzha, një kryeqytet i vogël provincial pranë të cilit ka një central bërthamor dhe një qendër të madhe gazi. Disa imazhe satelitore tregojnë ndërtesa të dëmtuara në qendër të qytetit dhe një video e verifikuar nga BBC tregon një kolonë tankesh ruse të dëmtuara në rajonin e Kurskut. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat ushtarake u përleshen gjithashtu pranë qyteteve Tolpino dhe Obshchy Kolodez.
Fillimisht ushtria ruse u kap në befasi, por duke filluar nga e premtja tanket dhe përforcimet ushtarake filluan të mbërrinin në rajonin e Kurskut në përpjekje për të ndaluar përparimin ukrainas. Ministria e Mbrojtjes tha se kishte përdorur gjithashtu një raketë termobarike, një armë veçanërisht e fuqishme me efekte më shkatërruese se ato të zakonshmet.
Më shumë se 75,000 njerëz janë larguar nga rajoni i Kurskut dhe në veçanti nga zonat në kufi me Ukrainën, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.
Sulmi ushtarak i kryer brenda territorit rus nuk është pranuar ende nga Vladimir Putin, por veç nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Edhe pse nuk është mësuar ende qëllimi i operacionit ushtarak./Përgatiti Liberale.al/