Bota

Sulm me granatë në Stamboll, 7 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Sulm me granatë në Stamboll, 7 të plagosur

Një qendër argëtimi në Kagıthane të Stambollit është sulmuar me granatë dore nga persona të paidentifikuar. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtatë persona.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën Park në Kagıthane. Sipas mediave turke, një granatë dore u hodh nga 2 persona me motoçikletë në katin e dytë të një ndërtese 5-katëshe në rrugë, e cila përdorej si lokal argëtimi.

Si pasojë e sulmit me bombë, 7 persona u plagosën, 3 prej të cilëve rëndë. Ekipet mjekësore, sigurisë, ekspertë të bombave, operacioneve speciale, kundërterrorizmit dhe zjarrfikës, u dërguan në vendngjarje pas raportimit.

Përveç kësaj, ekipet ekzaminuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të kapur sulmuesit.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH